Ekonomia Online
FUNDIT

Krasniqi ia kujton Kurtit deklaratën “Kur bëhet fjalë për SHBA nuk pyesim pse por vetëm si”

Krasniqi ia kujton Kurtit deklaratën “Kur bëhet fjalë për SHBA nuk pyesim pse por vetëm si”

Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi, ka folur për refuzimin që Qeveria Kurti po ia bën kërkesës së Shtetetve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat. Krasniqi ka rikujtuar një deklaratë të kryeministrit Kurti të bërë më herët e ku thoshte se kur bëhet fjalë për Amerikën, Kosova nuk […]

Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi, ka folur për refuzimin që Qeveria Kurti po ia bën kërkesës së Shtetetve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat.

Krasniqi ka rikujtuar një deklaratë të kryeministrit Kurti të bërë më herët e ku thoshte se kur bëhet fjalë për Amerikën, Kosova nuk pyet pse por vetëm si, si tregues që kërkesat amerikane nuk refuzohen.

Tashmë siç shkruan Krasniqi, Kurti i ka mbyllur veshët përballë një kërkese të tillë e cila thotë se i është bërë Kurtit edhe privatisht nga Sekretari Antony Blinken.

“Kur Kosova kërkonte ndihmën e SHBA-së që të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-së, Kryeministri Kurti pati deklaruar se “Kosova do të mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet PSE por SI, jo SA por KUR”. Tash kur SHBA-të zyrtarisht, e Sekretari Blinken privatisht, po i kërkojnë Kryeministrit Kurti shtyrje të zbatimit të vendimit për targat, ky ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje thotë se kjo nuk është rruga e duhur për të mbajtur dhe rritur besimin me alëatët. Sipas Krasniqit duhet angazhim i dyanshëm në raporte.
Ai thotë se moskoordinimi me Amerikën ka sjell sinjalin e parë me anulimin e vizitave zyrtare.

“Kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit. Aleancat funksionojnë kur investimi është i dyanshëm. Kështu, vetëm duke kërkuar ndihmë e mos koordinuar veprimet, për pasojë ka izolimin dhe stagnimin. Hapi i parë veç është bërë me anulimin e vizitave zyrtare.Prandaj zbatimi i vendimit pas dhjetë muajsh është koha e duhur, e koordinimi me aleatët është mënyra më efikase.
Kaq mund të bëjmë!”, ka përfunduar Krasniqi.

Të ngjashme