Krasniqi: Keqpërdorimi i simbolikës së UÇK-së për mbrojtje të të akuzuarve cenon vlerat e luftës

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj përdorimit, sipas tij, të papërshtatshëm të logos dhe kauzës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj, ku qytetarët dolën në mbrojtje të Sami Lushtakut, kryetarit të kësaj komune lidhur me incidentin e djeshëm,

Krasniqi thekson se instrumentalizimi i simbolikës së UÇK-së për të sfiduar Policinë e Kosovës dhe institucionet shtetërore, si dhe për të mbrojtur persona që përballen me aktakuza për krim të organizuar apo që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve, përbën, siç u shpreh ai, “shkelje flagrante të vlerave të luftës dhe gjakut të derdhur për liri”

Postimi i plotë:

Instrumentalizimi dhe keqpërdorimi i logos dhe kauzës së UÇK-së për të sfiduar policinë dhe shtetin duke u vënë në mbrojtje të personave me aktakuza për krim të organizuar dhe që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve përbën shkelje flagrante të vlerave të luftës dhe gjakut të derdhur për liri. Luftëtari ka obligim ndaj atdheut dhe jo interesave të individëve.

Të ngjashme