Krasniqi: Koha e LDK-së po vjen

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se koha e LDK-së për të ardhë në pushtet po vjen. Pas takimit me anëtarësinë në Shtime, Krasniqi ka parë mobilizim të madh të një nëndege në këtë qytet.

“Energjia dhe motivi i strukturave dhe anëtarësisë në Shtime, nuk përshkruhen me fjalë. Falënderoj kryetarin e degës Kastriot Shabanin për mobilizimin e jashtëzakonshëm në takimin e organizuar me nëdegën në Gjurkovc. Vërtetë koha e LDK-së po vjen!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme