Krasniqi: Kosova tregu i dytë me më rëndësi për Shqipërinë

Prishtinë | 14 Qer 2016 | 08:29 | Nga

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel se më nuk ekzistojnë probleme sa i përket plasimit të produkteve kosovare në Shqipëri.

Ai ka thënë se për Shqipërinë, Kosova është tregu i dytë më i rëndësishëm eksportues.

“Për Shqipërinë, Kosova është tregu i dytë i rëndësishëm eksportues dhe kjo nuk ka ndodh rastësisht dhe është pikërisht bujqësia ajo që e ka ndiku këtë më së shumti”, ka deklaruar ai.

Krasniqi, ka theksuar se edhe nëse shfaqen probleme të tilla ekzistojnë lehtësirat të cilat nuk kanë formalitete burokratike por se komunikimi mes dy  vendeve është i drejtë për drejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme