Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se nuk do ta votojnë Qeverinë e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.
“Absolutisht jo, ne se votojmë asnjë Qeveri që se udhëheq Partia Demokratike e Kosovës krejt e kanë votën kundër”.
Krasniqi pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, ku është diskutuar për përhapjen e Coronavirusit, shtoi se në këtë periudhë kur vendi po kalon në krizë institucionet nuk e kanë menaxhuar situatën.
Sipas tij, Kurti është dorëzuar para Serbisë duke pranuar donacionin prej 1000 testesh dhe duke humbur kontrollin në veri.
“Kjo është edhe një dëshmi se kur janë në pyetje interesat e qytetarëve dhe interesat e shtetit ne e tejkalojmë edhe vetventen. Ne jemi ftuar të diskutojmë për pandeminë dhe pandemia është preokupimi kryesor i qytetarëve tonë”.
“Ne kemi ardhur që t’i shprehim edhe drejtpërdrejt qëndrimet dhe bindjet tona. Ju e dini që ka më shumë se një muaj që ne kemi mbajtur edhe konferenca edhe kemi dhënë propozime edhe kemi bërë propozime në Kuvend, nisa ligjore dhe deri sot kemi pasur një sjellje arrogante nga ana e kryeministrit”.
“Tash në këtë moment kur u ka dalë situata nga kontrolli tash kur menaxhimi i situatës po bëhet çdo ditë e më i vështirë ashtu si e kemi paralajmëruar edhe ne një ftesë që do të duhej të vinte para 6 javësh ata e kanë bërë sot”.
“Unë në këtë takim poashtu i përsërita qëndrimet e partisë demokratike për të gjitha gabimet e jashtëzakonshme dhe trashanike të këtij kryeministri që kjo qeveri i ka bërë, e veçanërisht duke marrë vendime të paligjshme të cilat kanë cenuar lirinë e qytetarëve të Kosovës”.
“Ky kryeministër e ka shkelur kushtetutën e vendit nuk ka një gabim më të madh që mund ta bëj një person që ka këto përgjegjësi. Ky kryeministër dhe kjo qeveri janë duke ja mundësuar menaxhimin efektiv të pandemisë nëpër komunat e veriut të vendit për fat të keq edhe në komunat me shumicë serbe i kanë përligj masat e jashtëzakonshme që i ka vendosur Serbia duke dëmtuar rëndë sovranitetin e vendit”.
“I kanë pranuar në mënyrën më ët gabueshme të mundshme 1000 testime nga Aleksandër Vuçiqi duke ja mundësuar me një kosto 13 mijë euro me ja shpërla ose të tentoj të shpërlahet , e kush e ka bërë këtë leja që e ka bërë ky kryeministër dhe kjo Qeveri”.
“Sot ata tentojnë me këto 1000 teste të shfaqen dhe janë shfaqur në krejt mediet botërore të dalin si human, ne e dimë fytyrën e vërtetë edhe të Vuqiqit edhe të Serbisë kjo qeveri ka bërë gabim të pafalshëm duke ja mundësuar këtë çështje”.
Krasniqi ka thënë se në takim u ka përmendur numrin e vogël të testimeve dhe dështimin me menaxhimin e kësaj pandemie.
“Kemi folur edhe për çështje të tjera, ja kam përmendura edhe numrin e vogël të testimeve ka një muaj e gjysmë që e kemi ngritur alarmin për numrin e vogël të testimeve e sot e asaj dite vazhdojmë me qeve vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon përveç Shqipërisë, pr pak testime për kok banori se ne”.
“Jemi 6 ditë mas Shqipërisë me testime por numrin e kemi të njëjtë, ku janë tash këta qeveritarë që thoshin ndoshta jemi më të mirët në glob, jo që s’jemi në glob por as afërsisht në rajon për fat të keq jemi duke menaxhuar situatën më së keqi në rajon, përgjegjësia është e kësaj Qeverie”.