Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti ka mendësi autoritare dhe ai kërkon pushtet absolut, raporton Ekonomia Online.
“Ajo çka qytetarët kanë parë është ajo çka kemi paralajmëruar që Albin Kurti kërkon pushtet për të shkelur institucionet e këtij vendi. Ne e parandaluam ngulfatjen e demokracisë. Ligji për zgjedhje që është më i rëndësishëm duhet të ndryshohet pas një procesi gjithëpërfshirës. Sot u tentua që ky proces të kamuflohet brenda disa ore”, u shpreh ai.
“E vetmja arsye që ky vend shkon ne zgjedhje është mos marrja e përgjegjësisë e Albin Kurtit”, tha Kransiqi.