Krasniqi: Kushdo që është armik i Kurtit, e përkrah për refuzimin ndaj SHBA-ve

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Profesori dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se kushdo që është armik i Kurtit, i thotë atij se e ka mirë refuzimin ndaj këshillave të SHBA-ve, BE-së dhe opozitës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata që e këshillojnë ta ndërrojë këtë kurs të gabueshëm, e duan Kosovën të pavarur, të qetë dhe kredibile.

Ndërsa ka thënë se kushdo që flet për konspiracion ndaj Kurtit, duke pasur në mendje SHBA, BE-në e opozitën, ose politikisht është idiot ose thjesht është mercenar.

Postimi i plotë:

Kushdo që është armik i Albin Kurtit i thotë se e ka mirë kursin politik të refuzimit ndaj këshillave të SHBA-së, BE-së dhe opozitës. Kushdo që e këshillon ta ndërrojë kursin e tashëm të gabueshëm, nuk do të thotë se është mik i Albin Kurtit, por e sigurt është që të tillët e duan Kosovën të pavarur, të qetë, stabile dhe kredibile. P.S. Kushdo që flet për konspiracion ndaj Kurtit, duke pasur në mendje SHBA, BE-në e opozitën, ose politikisht është idiot ose thjesht është mercenar.

Të ngjashme