Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, nuk kanë guxim ta hedhin nënshkrimin për rrëzimin e Qeverisë, raporton EkonomiaOnline
“Të qofshit t’zot rrëzojeni Qeverinë keni boll vota por nuk është rendi që guxoni ju me bë najsend as LDK as Vetëvendosje. Hajde nëse e keni men me bë diçka bëni”, tha Krasniqi.
Ky reagim i Krasniqit vjen pas paralajmërimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se bashkë me VV-në do të nisin koordinimet për rrëzimin e Qeverisë.