Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se interpelanca e thirrur nuk ka qenë e nevojshme.
Sipas tij, iniciuesit e interpelancës nuk po shprehen seriozisht atë. Krasniqi i ka pyetur deputetët e LKD-së a kanë gjuajtur ata armë në ndonjë gëzim apo festë në familjen e tyre.
“A mundeni me garantu se anëtarët e juaj të partive në një prej gëzimeve, që ju ka lind djalë pas 5 vajzave apo vajzë pas 5 djemve a kur kanë marr nuse, ata nuk kanë gjuajtur me armë. Nëse doni me ardhur në këtë nivel, me denoncua veç pse e kanë parë të xhiruar”.
“Atëherë edhe na tjerët jemi zyrtar publik, bile na kemi marr besimin e qytetarëve, e ata janë të emëruar nga Qeveria. A garantoni se asnjëri prej juve që keni përgjegjësi publike, nuk keni përdor armë. Le të thonë jo, unë heq dorë nga kjo”.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, nuk u përgjigj në pyetjen e Krasniqit, por ka pyetur atë se a ndjehet keq kur një zyrtar i lartë ka gjuajtur me armë.
“Nëse t’i relaitivizon këtë çështje është cinizëm ,por a ndjehesh keq që kemi në qeveri një shembull të tillë. Ne do të ngrisim çdo çështje tash e gjithmonë, por mos relativizo cinizmin”.