Krasniqi: Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës në Drenas, si PDK jemi krenar me të

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shumë krenar me qeverisjen e Ramiz Lladrovcit në Drenas.

Ai sot e ka vizituar Lladrovcin me të cilin pastaj kanë shëtitur qendrës së qytetit.

Sipas Krasniqit, Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit.

“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë!”, ka shkruar Krasniqi duke shpërndarë edhe disa fotografi nga vizita në Drenas.

Të ngjashme