Deputeti Memli Krasniqi tha se seanca e thirrur për raportin e progresit ende pa u përkthyer ky raport është diskriminim për deputetët që nuk e dinë këtë gjuhë.
“Nesër do të ketë seancë të jashtëzakonshme. Pati shumë diskutime ku kërkuam që të shtyhet për disa ditë, sepse kjo pikë nuk ka material. Ky raport është dorëzuar vetëm në gjuhën angleze dhe konsideruam që është diskriminim për deputetë që nuk dinë gjuhë angleze. Administrata ka thënë që deri me datën 25 nuk përkthehet”.
“Unë e konsideroj ironike faktin se në raportin e progresit fjalia e fundit thotë se duhet të hiqen seancat emergjente. Numri më i madh i deputetëve nuk do të kenë mundësi ta lexojnë atë që është objekt i diskutimeve”.
Lidhur me kërkesën për shkarkimin e Aida Dërgutit, ai tha se kjo pikë është shumë poshtë dhe nuk e kanë ndërmend ta luajnë rolin e arbitrit, raporton Ekonomia Online.
“Ata është mirë të merren vesh ndërmjet vete, sepse në PDK nuk do ta luajmë rolin e arbitrit, prandaj si pikë është shumë e parëndësishme dhe shumë poshtë, sepse kemi shumë pika para nesh”.