Krasniqi në Antalia takon bashkë-kryetarin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, Ilhan Kyuchyuk

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 16:48 | Nga Ekonomia Online


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përderisa është duke qëndruar në Forumit Diplomatik të Antalisë, ku po marrin pjesë zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të mbi 140 shteteve, ka bërë të ditur se ka takuar bashkë-kryetarin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, Ilhan Kyuchyuk.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj eurodeputetin dhe mikun tim, bashkë-kryetarin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, Ilhan Kyuchyuk”, ka shkruar ai në Facebook.


Partia Demokratike e Kosovës, si pjesë e ALDE-s, do të angazhohet që të mbështesë alternativat më të mira të cilat përfaqësojnë vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive individuale, gurëthemel këto mbi të cilat qëndron identiteti evropian, shtoi Krasniqi.

Të ngjashme