Krasniqi në Poklek: Liria nuk është e plotë pa dalë para drejtësisë kriminelët serbë të cilët kryen masakrat

Poklek | 17 Pri 2023 | 11:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputetë e zyrtarë të tjerë të partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Poklek në 24-vjetorin e masakrës në këtë fshat, raporton Ekonomia Online.

Me 17 prill të vitit 1999, ofensivën për spastrim etnik përmes vrasjeve brutale të civilëve të pafajshëm në Drenicë, forcat kriminale serbe e vazhduan edhe në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Pas llahtarisë së shkaktuar në Poklek, ata zunë dhe vranë 24 shqiptarë të paarmatosur – trupat e të cilëve tentuan pastaj t’i largojnë dhe t’i fshehin.

“Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk do të jenë asnjëherë të plota pa dalë para drejtësisë kriminelët serbë të cilët kryen këto masakra. Edhe sot, ndajmë dhembjen me familjet e martirëve, të cilat vazhdojnë të jetojnë me plagë të hapura. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë kreu i PDK-së.

Të ngjashme