Krasniqi: Të rinjtë po ikin sepse e kanë humbur besimin në institucione

Prishtinë | 23 Shk 2023 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan, ku ka takuar strukturat e PDK-së në këtë Degë, kryesinë e Rinisë Demokratike të Kosovës, si dhe drejtorët e asamblistët nga radhët e PDK-së, të cilët i ka përgëzuar për punën e mirë që po e bëjnë në kuadër të përgjegjësive që u janë besuar nga qytetarët e Gjilanit.

Turin e takimeve në Gjilan, kryetari Memli Krasniqi e ka përmbyllur me qytetarët e Zhegrës, një vend që ndër breza ka nxjerrë personalitete të shquara, prej Idriz Seferit, te Agim Ramadani e deri te Xherdan Shaqiri.

“Numri i banorëve në Zhegër po ulet dita-ditës për shkak të braktisjes së vendit nga të rinjtë, si pasojë e pasigurisë në punë, degradimit të sistemit shëndetësor dhe rritjes enorme të kostos së jetesës”, citohet se ka thënë Memli Krasniqi, sipas një komunikate të PDK-së.

“Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”.

“Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione, prandaj detyrë e secilit duhet të jetë rikthimi i Kosovës në binarët e zhvillimit dhe përparimit”.

Krasniqi ka theksuar se PDK-ja është e përkushtuar për këtë detyrë dhe do të bëj çdo përpjekje për të krijuar kushtet e favorshme që të rinjtë tanë të qëndrojnë – madje edhe të kthehen në Kosovë me përvojën e tyre nga jashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme