Krasniqi, këtë e ka kërkuar duke qenë pjesë e një paneli me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia, në debatin e organizuar në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd.
Krasniqi, e cila udhëheq projektin e KDI-se për fuqizimin e Kuvendit të Kosovës karshi dialogut Prishtinë-Beograd, kërkoi ndryshim të rrjedhës së dialogut në të mirë të gjeneratave të reja.
“E kaluara s’duhet harruar por obligimi i yni është që të mos lejojmë që gjeneratat e reja të jetojnë me peshën e së kaluarës”.
Aktivistja e shoqërisë civile kërkoi edhe nga përfaqësueset e Serbisë të përkushtohen për një të ardhme më të mirë.
“Unë vlerësoj se gratë e Kosovës duke ardhur këtu kanë dëshmuar vizion dhe kurajo. Unë i ftoj gratë e Serbisë të dëshmojnë të njëjtën kurajo. Rrugëtimi është i brishtë përpara, por besimi dhe përkushtimi në paqe duhet të jetë mbi të gjitha”
Krasniqi në të kaluarën ka shërbyer si këshilltare politike e ish-Presidentes Atifete Jahjaga. Ajo aktualisht udhëheq projektin e KDI-së në mbikëqyrjen e dialogut Kosovë-Serbi.