Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po vazhdon të qëndroj për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas përfundimit të takimeve në Washington DC, Krasniqi ka udhëtuar drejt New York, ku është takuar me Alex Soros, djalin e filantropsitit amerikan, George Soros.
Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se me Soros kanë diskutuar dhe kanë shkëmbyer ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, ka shkruar Krasniqi.