Albert Krasniqi, një ndër personazhet e përfshirë në përleshjen e armatosur në konfliktin “Noizy-Cozman”, ka shkruar një letër nga burgu, nëpërmjet së cilës sqaron edhe arsyen pse qëlloi me armë.
Aktualisht Krasniqi ndodhet në burgun e Lipjanit, ndërsa është vendosur të qëndrojë një muaj në paraburgim, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata e Prishtinës.
E siç duket, djali që njihet si bashkëshorti i “Miss Kosovës”, Besa Gashit, me të cilën jeton jetë të lumtur familjare, ka menduar gjatë për situatën e tij.
“Nuk kam pasur qëllim të bëj filma dhe të sillem si njeri i rebeluar, por në momentin që na kanë sulmuar, u detyrova të mbrohem. Ne familja Krasniqi nuk e lejojmë të rrihemi, prandaj u detyrova të përdor armën, sepse ata ishin në numër shumë më të madh, ndërsa ne ishim tre vetë”, ka thënë Krasniqi në letrën e tij.
“Nuk dua të mburremi me këto punë, sepse ne (Kosovë-Shqipëri) duhet të jemi një, por jam i lumtur dhe krenar që nuk lejova të më rrahin dhe të turpëroj familjen time”, përfundon ai. Albert Krasniqi është një nga miqtë më të mirë të Cozman, për të cilin filloi edhe sherri me Noizy-n.