Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka numëruar sukseset e Hykmete Bajramit, si ministre.
Sipas tij, Bajrami ka ndihmuar në hartimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike ka mundësuar qindra milionë të negociuara me partneret ndërkombëtarë financiarë, ka mundësuar qasje të lirë në financa dhe subvencionim i normave të interesit për bizneset dhe fermerët, përmes Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive etj.
Statusi i plotë:
Rezultatet e Ministres Bajrami
I. Hartimi dhe zbatimi i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike – 365 milionë euro për vitin 2020
– lehtësimin e qasjes në financa;
– zvogëlimi i barrierës tatimore;
– subvencionimin e pagave; stimulimin e kërkesës agregate;
– dyfishimin e subvencioneve në bujqësi;
– mbështetje për arsimin dhe shëndetësinë; mbështetjen e bizneseve të grave;
– mbështetjen e komuniteteve;
– zhvillimin e balancuar rajonal; mbështetjen e ndërmarrjeve publike;
– mbështetje për komunat;
– dhe mbështetje për bashkatdhetarët.
II. Mbi 500 mijë përfitues (punonjës të sektorit privat, familje në asistence sociale, mjekë, policë, fermerë, gra në biznes, artistë, sportistë, komunitete),
Nga masat e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike (PRE) për vitin 2020
– Prej Mars – Qershor 2020, për menaxhim të pandemisë, MF kishte shpërndarë rreth 60 milionë €
– Prej Korrik – Dhjetor 2020, kemi shpërndarë rreth 240 milionë € për qytetarë dhe biznese
– Pjesa më e madhe e tyre (mbi 230 milionë €) janë subvencione dhe transfere për të përkrahur, sektorin privat, fermerët, arsimin, kulturën, Ndërmarrjet Publike, komunat, etj
– Rreth 50 mijë biznese me rreth 240 të punësuar e të vetëpunësuar kanë përfituar mbështetje direkte nga masat e PRE
– Dyfishimi i asistencës sociale (mbi 25 mijë familje përfituese).
– Dyfishim i subvencioneve për mijëra fermerë.
III. Deri sa të tjerët flasin për rimëkëmbje, ne tashmë po e bëjmë rimëkëmbjen:
– 365 milionë për vitin 2020
– 222.4 milionë për vitin 2021
– 200 milionë të Trustit
– Qindra milionë të tjera të negociuara me partneret ndërkombëtarë financiarë
IV. Masat e tjera nga të cilat përfitojnë qytetarët dhe bizneset:
– Qasje e lirë në financa dhe subvencionim i normave të interesit për bizneset dhe fermerët, përmes Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive;
– Zvogëlimi i TVSH për hotelet dhe gastronominë prej 18 në 8%
– Largimin e TVSH-së për lëndën e parë të prodhuar në Kosovë (të përdorur në procesin e prodhimit);
– Ulja e faturave të energjisë elektrike;
– Debllokimi i llogarive bankare dhe shlyerja e ndëshkimeve për të gjithë tatimpaguesit;
V. Përveq këtyre, MF është angazhuar shumë:
– Përmbylljen e procedurave për 9 marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej rreth 250 milionë euro, (ku 213 milionë euro janë financim për luftën ndaj pandemisë COVID-19. Financimi përfshin rreth 26 milionë euro pajisje mjekësore dhe rreth 30 milionë intervenime në sektorin shëndetësor.)
– Marrëvshja kornizë me Qeverinë Gjermane në vlerë prej 74 milionë, gjysma e të cilave në formë granti