Krasniqi për arrestimin e ish-punëtorit: Ty Albin Kurti të ka ikur mendja, ua ke ndërprerë bukën 160 punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar në lidhje me arrestimin e protestuesit që u bë sot.

Ai përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti është duke u frikësuar nga punëtorët.

Krasniqi ka thënë se pesë truproje të Kurtit e kanë arrestuar me forcë ish-punëtorin e ‘Kosova Thëngjillit’, vetëm pse ai është ofruar që të tregoi problemet e tij.

“Sot dhjetra punëtor që janë pa paga kanë dalur që të protestojnë, njëri nga ta ka është ofruar që të ia tregoj hallet e tyre, ndërkohë që pesë polic, truprojë të Albin Kurtit e kanë arrestuar me forcë. Qe tetë muaj janë duke punuar pa rroga”, ka thënë Krasniqi.

Aktivisti i PSD-së, ka thënë se Kurtit i ka ikur mendja pasi i ka lënë plotë 8 muaj pa paga punëtorët e “Kosova Thëngjillit”.

“Ty Albin Kurti të ka ikur mendja, sepse 160 punëtor të Kosova-Thëngjillit që është shoqëri aksionare, që është kompani private, ti jau ke ndërprerë bukën”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Të ngjashme