Krasniqi për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë: Ministria i ka zvarritur punimet një vit me arsye koti kur nuk janë as 10km asfalt

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të zëvendësministrit, Hysen Durmishi se magjistralja Prishtinë-Mitrovicë do përfundoj për 12 muaj.

Krasniqi ka shkruar se mund të merret me mend efikasiteti i njerëzve nga kjo ministri, e cila sipas saj ka zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedurale ndërsa bëhet fjalë për 10 km asfalt.
Ajo qeverinë aktuale e ka quajtur qeveri mashtruese.

Postimi i plotë:

“Pas disa përpjekesh për manipulim me qytetarët rreth stagnimit të punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, herë me arsyetimin e hapjes së tenderëve e herë me procedura tjera që në total parashihnin një përiudhë prej 25 muajsh.

Sot paska dal në konferencë zv/ministri Durmishi për të njoftuar se brenda vitit do të përfundojnë punimet (12 muaj) –

Merreni me mend efikasitetin e këtyre njerëzve që nga viti i kaluar kanë zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedura të tenderimit, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt.”

#QeverieMashtrimit

Të ngjashme