Komuna e Klinës ishte destinacioni i radhës në të cilën Nisma për Kosovë paraqiti plan-programin e saj për katër vitet e ardhshme.
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, është i bindur në fitoren e Nisma për Kosovë në Klinë, duke besuar në Nezin Gashin.
“Jam i bindur që asnjë subjekt politik kësaj radhe qytetarëve të Klinës nuk iu ka ofruar kryetar më të mirë se sa Nisma me kandidatin Nezir Gashi”.
“Qytetarët e Klinës nuk do të zhgënjehen. Këta kandidatë e dinë se kush i ka zgjedhur dhe duhet ta dinë që janë qytetarët e Klinës mund t’i heqin nga aty. Unë besoj që këta kandidatë do të shkojnë atje me votën tuaj dhe do të zbresin faqebardhë duke e respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.
Krasniqi në këtë tubim foli edhe për arsyet pse janë larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, për të formuar një parti të re.
Sipas Krasniqit, për disa vite janë munduar që të ndryshojnë logjikën e një subjekti që kishte dal nga lufta që përfaqësonte rezistencë në shërbim të qytetarëve e jo për interesa individuale.
“E kemi filluar këtë rrugëtim pasi ishim përpjekur për disa vite me ndryshuar logjikën e funksionit të një subjekti politik i ciki jo vetëm që kishte dal nga lufta, por përfaqësonte gjithë rezistencën kombëtare në Kosovë”.
“Ishim formuar për t’i bërë shërbim shtetit të Kosovës dhe jo për të mashtruar qytetarët e Kosovës, e gjithë kjo po bëhej për interesa të individëve. Nuk mund të jenë dhe të ndjehen mirë familjet e pushtetarëve nëse nuk ndihen mirë gjithë familjet e Kosovës kjo ishte arsye pse e filluam për të bërë gjëra në nivel qendror tash jemi për herë të parë në nivelin lokal”.
Kandidati për kryetar të komunës së Klinës, Nezir Gashi, gjatë prezantimit të plan-programit u fokusua në zhvillimin ekonomik të Klinës.
Ai tha se shumica e komunave u udhëhoqën nga nepotizmi klientelizëm, prandaj do të depolitizoj punësimet në komunë, raporton Ekonomia Online.
“Nisma iu ofron programin më të mirë të mundshëm dhe kandidatët më të mirë. Shumica e komunave u udhëhoqën nga nepotizmi klientelizëm. Nisma promovon zhvillim ekonomik për mëkëmbjen ekonomike në komunë dhe më gjerë, do të krijojë parakushte për mirëqenie ekonomike solidaritet shoqëror barazi sociale”.
“Do të depolitizoj punësimin në komunë do të punësojmë kuadro të merituar”.
Përveç ekonomisë dhe arsimit Gashi u fokusua edhe në përmirësimin gjendjes se shëndetësinë në Klinë.
“Funksionalizimi i të gjitha qendrave, shtimin e ambulantave të mjekësisë familjare”.
Gashi poashtu premtoi edhe përkrahje për veteranët e luftës. Sipas tij, bujqësia do të jetë prioritet.
“Për ne është prioritet zhvillimi i bujqësisë duke zhvilluar kushte edhe për kategoritë e tjera shoqërore do të subvencionoj sistemin e ujitjes së tokave”.
Deputeti i kësaj partie Milaim Zeka, tha se vota për kandidatin e PDK-së në Klinë është gjynah, ngase sipas tij, PDK nuk ka menaxhuar me Klinën, por ka menaxhuar me vjedhje e nepotizëm.
“PDK nuk ka menaxhuar me Klinën, por ka menaxhuar me vjedhje e nepotizëm. Ne duhet që t’ia besojmë zotëri Gashi menaxhimin e Klinës, se ky njeri e meriton”.