Krasniqi pret Gashin e Alternativës: PDK e përkushtuar për mbrojtjen dhe fuqizimin e interesave të shqiptarëve në rajon

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e PDK-së Kryetarin e partisë Alternativa nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin dhe delegacionin e tij.

Krasniqi ka thënë se bashkë kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe nevojën e vazhdueshme për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive politike shqiptare.

“Partia Alternativa, për një vit sa është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut, ka bërë një punë të rëndësishme në fuqizimin e rolit të faktorit shqiptar atje, për çka, kryetarin Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij i përgëzova për angazhimin e palodhshëm në këtë aspekt”, ka shkruar Krasniqi.

“PDK mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkërendim të politikave të përbashkëta me qëllim të mbrojtjes dhe fuqizimit të interesave të shqiptarëve në rajon”, ka përfunduar lideri i PDK-së.

Të ngjashme