Krasniqi priti në takim ambasadorin e Austrisë

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë , Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadorin e Austrisë̈ në Kosovë, Christoph Weidinger.

Krasniqi e njoftoi ambasadorin për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për t’i mbështetur bizneset në tejkalimin e sfidave që janë shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e ka ndarë në dy faza ndihmën ndaj bizneseve, e që sipas tij, faza e parë është pakoja emergjente fiskale, me qëllim të mbajtjes aktive të bizneseve dhe faza a dytë rimëkëmbja ekonomike.

Ndërsa, Weidinger i uroi detyrën e re ministrit Krasniqi, duke shprehur gatishmërinë e vendit të tij që të fuqizohen edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë-Austri, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ambasadori tha se e vlerëson shumë të rëndësishëm partneritetin në mes Austrisë dhe Kosovës.

Të ngjashme