Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka theksuar se fshati Llozicë po e mbështet fuqishëm projektin politik të kësaj partie. Gjatë një takimi në këtë fshat, Krasniqi u shpreh se qytetarët e Llozicës kanë dhënë një mesazh të qartë se, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, zëri i Malishevës do të dëgjohet fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.
Krasniqi vlerësoi se angazhimi i Llozicës është një reflektim i besimit të qytetarëve në programin dhe vizionin e Nismës Socialdemokrate, duke shtuar se kjo mbështetje do të shërbejë për të siguruar një të ardhme më të mirë për gjithë Kosovën.