Ministri në detyrë i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se Isa Mustafa ka vendosur një status quo të qeverisjes në dy-tri vitet e fundit dhe nuk ka pasur vizion për të qeverisur me vendin. Ai ka thënë se Mustafa ka qeverisur me duar në xhepa duke mos e quar vendin përpara. Por ekipi me adekuate sot për ta udhëhequr Kosovën është ajo e PDK-së.
Kështu ka thënë Memli Krasniqi gjatë takimit të kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me takimin me qytetarë të Prishtinës.
Krasniqi ka premtuar se me 12 qershor do të nisë “Fillimi i Ri” për Kosovën. Ai ka thënë se Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj janë gati për Fillimin e Ri.
“Me 12 qershor do t’i japim Kosovës një fillm të ri. Sot njerëzit tonë e kanë një pyetje, se kush mundet Kosovën me e qu përpara. Përgjigja është e thjeshtë. Nuk munden ata që duan ta shkatërrojnë Kosovën, por ata që ja kanë kushtuar jetën Kosovës. Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj janë bërë bashkë për Fillimin e Ri”, ka thënë Memli Krasniqi