Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe tani kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, ka uruar qytetarët e Drenasit për vendimin që kanë marrë, për të ndryshuar kahen e politikës.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qytetarët e Drenasit dje treguan fuqishëm se vdekja politike, askujt nuk i vjen nga kundërshtarët politikë!
“Vdekja politike e secilit vije nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithsecilit njeri! Qytetarêt e Drenasit dje përsëri politikës shqiptare ia dhanë një leksion politik! Vullneti politik i drenicasve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje. Urime qytetarë të Drenasit! Vullneti Juaj do të triumfoj! Ne i bindemi vullnetit tuaj! Ne nuk duam dhunshëm ta rrëmbejmë besimin tuaj! Mos harroni, ndryshimi ka vetëm një emër – Isa Xhemajlaj”, ka shkruar Krasniqi, raporton Ekonomia Online.