Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, zv.ministra dhe bashkëpunëtorë të Nismës për Kosovën, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, po ashtu vizituan edhe familjen Jashari, ku u priten nga përfaqësuesi i kësaj familje, Murat Jashari.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Krasniqi u shpreh se rruga në ideal është e përjetshme dhe e pakufishme, derisa gjenerata e re ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, duke synuar krijimin e perspektivave të reja për kombin tonë.
Ndërsa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, falënderoi delegacionin e Nismës për vizitën, duke uruar që vitet e ardhshme të na presin më të bashkuar në kauzat kombëtare.
28 Nëntori le të shërbejë për t’i përkujtuar e nderuar veprat që ndriçuan rrugën e lirisë dhe pavarësisë.