Krasniqi: Së shpejti në Kuvend do të miratohet Reforma zgjedhore

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi paralajmëroi se së shpejti do të miratohet në Kuvend Reforma Zgjedhore.

“Kjo reformë tashmë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do të miratohet për ti dhënë vulë përfundimisht vullnetit politik koncensual që e kemi arritur.”, pohoi Krasniqi.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se mirëpret përmblljen e proppozimeve legjislative për realizimin e kësaj reforme dhe përgëzoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, të kryesuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për siç deklaroi ai punën e madhe, kohezionin politik e përkushtimin përtej partiak për të avancuar këtë segment vital të demokracisë.

Të ngjashme