Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se Komisioni ad-hoc për harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, për Muzeun e Gjenocidit, Memorialin e Dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit, pas disa mbledhjesh, sot ka përmbyllur punën e vetë.
Krasniqi, që ka qenë edhe kryesues i këtij komisioni ka thënë se dokumenti së shpejti do të dalë në votim në seancën e Kuvendit. Ai ka prezantuar edhe propozim-vendimin e harmonizuar me të gjitha partitë politike.
“Komisioni ad-hoc për harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, për Muzeun e Gjenocidit, Memorialin e Dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit, pas disa mbledhjesh, sot ka përmbyllur punën e vetë”, ka thënë Krasniqi.
“Ky komision, që u formua pas iniciativës së Kryetarit të Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli, bëri hapin e parë në synimin tonë te përbashkët për të vendosur drejtësi ndërkombëtare për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë”.
“Si kryesues i këtij Komisioni, dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët, nga të gjitha partitë politike, për punën e palodhshme dhe kontributin konstruktiv në finalizimin e Propozim-Vendimit, të cilin do ta procedojmë për votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit”.
“Dokumenti i harmonizuar është një bazë e mirë që Komisioni Shtetëror për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet e tjera të kryera nga Serbia në Kosovë të formohet shpejt dhe të bëjë një punë efikase në arritjen e qëllimit tonë për të sjellë drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe krimeve të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë”.
Më poshtë dokumenti: