Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhjen e parë në legjislaturën e re, raporton Ekonomia Online.
Pas mbledhjes para medieve ka folur nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi i cili ka thënë se në këtë takim janë trajtuar disa çështje por që nuk do të jenë të vlefshme pasi që ende mungon shumica parlamentare në Kuvend.
“Kanë kaluar një muaj, kjo është mbledhja e parë, ne jemi mbledhur jo për të trajtuar ndonjë çështje të rëndësishme por vetëm pasi ndërkombëtarët na kanë bërë presion”, tha ai.
Nënkryetari Kransiqi ka bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet qeveria pasi që shteti rrezikon të bllokohet.
Ai ka deklaruar se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti duhet ta dijë si mandatar se jeta institucionale nuk është video lojë dhe lojërat me video nuk i kryejnë punët të cilat i presin qytetarët e Kosovës.
“Kërkesa jonë prej 6 tetorit në mbrëmje ka qenë që ata që kanë kërkuar dhe kanë marr mandat, sa më herët dhe sa më shpejt ti kryejnë obligimet e tyre por kjo nuk ka ndodhur. Albin Kurti si mandatar duhet ta dijë se jeta institucionale nuk është video lojë dhe lojërat me video nuk i kryejnë punët të cilat i presin qytetarët e Kosovës. Nga sot kur do ta marr mandatin zyrtarisht, ne ia kujtojmë se ajo nuk është përgjegjësi vetëm me marr një letër por është përgjegjësi me i formu institucionet. Barra e përgjegjësisë për këtë bllokadë i bjen atij si mandatar”, tha Krasniqi s mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Ende nuk ka shumicë parlamentare, por vendimet që u morën janë të përkohshme. Do të rishikohen kur të kemi shumicë parlamentare. Kanë kaluar 106 ditë që nga zgjedhjet. Ata kanë deklaruar se do ta formojnë qeverinë, së shpejti vjen muaji shkurt dhe kur të jemi në mars do të jemi të bllokuar”, tha ai.
Krasniqi edhe një herë ka ritheksuar se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë në asnjë variant, pasi që kanë vendosur të jenë opozitë.
“Pozicioni i PDK-së është i qartë, ne do të qëndrojmë në opozitë dhe kjo nuk ndryshon. Deri në zgjedhjet e ardhshme do të qëndrojmë, nuk kemi marr ftesa por nuk do t’iu përgjigjeshemi atyre ftesave. Edhe 15 ditë mund të kalojnë më shpejt se sa na duken”, tha ai.