Krasniqi: Skena politike e Kosovës ka hyrë në një fazë të krizave

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 09:50 | Nga

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, tha se skena politike e Kosovës ka hyrë në një fazë të krizave apo turbulenca të tilla, e ku nuk mund të parashikohet zhvillimet.

“Kjo ndodh për shkak të rritjes së presionit brenda shoqërisë sonë dhe ky presion shkon edhe ndaj partive politike. Partitë politike të Kosovës, janë të pa profliziuara që nga pas lufta, ashtu që është rritur edhe presioni brenda tyre, është rritur shkalla e klientelizimit, forma e veprimtarive para politike”, tha profesor Krasniqi në emisionin n’Kuvend të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të moderatorit Zejdush Kastrati.

Profesor Krasniqi tha se kjo elitë kosovare politike është konsumuar shumë dhe është në proces të kërkimit të identik të ri politik. “Ata parti që reformohen e do të rinovonohen do të mbijetojnë”, theksoi Krasniqi.

Sipas tij zgjedhjet kanë treguar se kështu do të jetë. “Edhe 18 vite pas lufte tentimi për mos ndryshim është paradoks, kanë ndryshuar format dhe jemi në një kohë të ndryshme”, theksoi Krasniqi.

Për votuesit e Kosovës, profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, tha se ka llojllojshmëri të njerëzve dhe votuesve. “Ka njerëz në LDK që janë të pakënaqur me partitë, por e duan Rugovën, po ashtu edhe në PDK ka njerëz që janë të lidhur me luftën edhe pse nuk janë të kënaqur. Ka sentimente, pra nuk kemi një elektorat stabil”, theksoi Krasniqi.

Edhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Fadil Maloku tha se qytetari është që do të bart proceset e ndryshimit. “Ky ndryshim vjen nga publiku dhe ndryshimet vijnë nga publiku. Për 18 vite po shihet se janë njerëzit e njëjtë”, tha Maloku. Ai vlerësoi se pret që të ketë ndryshime. “Qeveria e tanishme ka vështirësi”, theksoi Maloku. Sipas tij fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lista Serbe.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme