Krasniqi sulmon shoqërinë civile: Mos u zgërdhini, jeni vënë në anën e vrasësve

Prishtinë | 21 Gus 2025 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, gjatë mbledhjes së sotme ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se një pjesë e tyre “po dalin në mbrojtje të shkelësve të shtetit të Kosovës dhe të vrasësve të policëve”, duke i akuzuar se për interesa të fondeve po e deformojnë punën e KQZ-së.

Krasniqi u bëri thirrje që të jenë më seriozë dhe të kontribuojnë përmes rrugëve ligjore.

“Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe uroj që këtë herë të jenë në anën e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe nuk është mirë me u zgërdhi po është mirë me dëgju sepse jeni, me vetëdije a pa vetëdije, po dilni në mbrojtje të atyre shkelësve të vazhdueshëm të shtetit të Kosovës, të vrasësve të policëve tanë vetëm për ca fonde që ju jep dikush edhe jeni duke e deformu punën e KQZ’së në vazhdimësi. Dhe shtë mirë që kur të hyni në insticuionin tonë të jeni më serioz dhe kur keni mungesë informacionesh t’i merni nga dora e parë, t’i lexoni mirë dhe nëse doni me ardhë në KQZ’së vini përmes rrugëve ligjore dhe hajdi kontribuoni si shoqëri civile por jo me tallje”, tha Krasniqi, që është bashkëshorti i Albulena Haxhiut.

Të ngjashme