Krasniqi takohet me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke shtuar se thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve, të jetë qëllimi për të cilin do të punohet dhe angazhohet nga të dyja palët, raporton Ekonomia Online.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.

Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë.

U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët. 🇽🇰🇬🇧

Të ngjashme