Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në, interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj mbeten gjithmonë udhëzuesi ynë kryesor”.
“Vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin tone”, ka shkruar Krasniqi.