Krasniqi takon ambasadorin francez: Në marrëveshje mungon njohja e ndërsjellë si epilog i dialogut

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Krasniqi bëri të ditur në Facebook se ai dhe Guerot diskutuan për situatën aktuale politike dhe zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i PDK-së foli në takim edhe për rezervat që partia ka për marrëveshjen aktuale të prezantuar, meqenëse mungon njohja e ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut.

Megjithatë, PDK vazhdon të “mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët tanë ndërkombëtarë, gjithmonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”.

Të ngjashme