Krasniqi takon në Bruksel zyrtarët e ALDE, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Bruksel ka takuar Presidentin e ALDE, Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se me dy zyrtarët e ALDE kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

“Që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar, kur PDK u bë anëtare me të drejta të plota në Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) – bashkëpunimi i ndërsjellë ka qenë në nivel të shkëlqyeshëm. Në Bruksel, Presidentin Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së”.

“Bashkë me dy miqtë e mi diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë, e veçanërisht për përgatitjet e partive anëtare të ALDE-s për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në pranverën e vitit 2024”, ka shkruar ai.

Të ngjashme