Krasniqi: Videot e Kurtit arrogante dhe narcizoide, nuk i shërbejnë marrëveshjes me LDK-në

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se me mandatimin e Kurtit për kryeministër nga partia e tij, gjërat tash duhet dhe do të lëvizin më shpejt, pasiqë nis të rrjedhë afati kushtetues.

“Vërtetë nuk ishte shumë e qartë as mënyra e komunikimit të Kurtit me presidentin se thjesht krijoi një përshtypje që gjoja Presidenti ka faj që po kërkon krijimin e institucioneve, e në këtë rast, Presidenti ka kompetencë që të procedojë me mbledhjen e institucioneve. Kjo do të jetë interesant sepse janë prishë rregullat e lojës dhe është vështirë të prognozhet kur gjërat lëvizin me inercion, pa klogjikë. E ka një të mirë sepse ka nisur të ecë koha, 15 ditëshi dhe do t’i duhet Kurtit dhe partisë së tij po sigurisht edhe LDK-së që të lëvizin më shpejt të kenë parasysh që koha harxhohet dhe vijnë në situatë shumë më të vështirë. Kjo do të thotë që të dy palët duhet të dinë se duhet të bëjnë kompromise. Deri tash kompromiset nuk janë bërë sepse kompromis do të ishte zotimi  për presidentin pas një vjet e gjysmë që nuk është bërë deri tash, prat ash e kanë një situatë më kritike ku do të detyrohen të lëvizin më shpejt. Është rrethanë më e favorshme për Vetëvendosjen, është situatë e favorshme edhe për vetë LDK-në sepse mund të realizojë projektin për të qenë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi në RTK.

Sa i përket videos së publikuar nga Albin Kurti, pak më parë ku ai godet Lidhjen Demokratike të Kosovës, Krasniqi thotë se një komunikim i tillë nuk i shërben marrëveshjes. E quan komunikim arrogant dhe narcizoid.

“E para, është një studiues i famshëm evropian, Sartori që flet për video-politikën dhe e quan politikë të keqe dhe politike naive dhe ka të drejtë absolutisht.  Politikë e keqe dhe politikë naive, është një product i asaj që ai e quan video-fëmija, pra fëmijët që mësohen me lujtë me lodra dhe kujtojnë që edhe jeta është virtuale. Është politikë e keqe sepse me dikë që synon të jesh në partineritet komunikimit duhet të jetë shumë disrekt. Mënyra se si Albin Kurti i ka pasur videot, janë shumë arrogante, absolutisht narcizoide dhe nuk i shërbejnë marrëveshjes, ideja me termat mere ose lëtë, është ide e shantazhit që fjala fjen bëjnë Fuqitë e mëdha ndaj shteteve në konflikt”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme