Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: S’mund të jetë i plotë përvjetori i pavarësisë pa i uruar ata

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi”.

Ai ka shkruar edhe për 17 shkurtin si datë historike.

“Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë”.

“Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën”, përmbyllet postimi i Krasniqit.

Të ngjashme