Ekonomia Online
FUNDIT

Krejt bota në alarm nga Coronavirusi, ky shtet vendos që ta heq karantinën

Krejt bota në alarm nga Coronavirusi, ky shtet vendos që ta heq karantinën

Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende të tjera janë përfshirë nga një valë e dytë e Coronavirusit. Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria e këtij vendi ka vendosur lirimin e masave, pas një periudhe të gjatë karantine. Qytetarët në Australi, […]

Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende të tjera janë përfshirë nga një valë e dytë e Coronavirusit.

Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria e këtij vendi ka vendosur lirimin e masave, pas një periudhe të gjatë karantine.

Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.

Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane. Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.

Të ngjashme