Nexhmie Haradini mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.
Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Siç njoftoi Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare, dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe vetën.Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, përcjell Klankosova.tv.