Kremlini ka thënë sot se nuk e konsideron liderin opozitar, Aleksei Navalny si kërcënim politik, pasi Rusia gjendet në fushatë presidenciale dhe ka thënë se protestat që ai ka organizuar nuk kanë qenë të mëdha, transmeton Reuters.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve në një konferencë përmes telefonit, se askush nuk mund të garojë me presidentin aktual rus, Vladmir Putin në zgjedhjet e 18 marsit, pasi sondazhet tregojnë se ai do të fitojë bindshëm.
Navalnyt i është ndaluar e drejta për të garuar kundër Putinit.
Policia ruse e ka tërhequr Navalnyn drejt një furgoni, vetëm pak kohë pasi ishte shfaqur në protestë, për t’iu bërë thirrje votuesve që të bojkotojnë ato që ai i ka cilësuar zgjedhjet të manipuluara.