Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Kreshnik Sopi, ka njoftuar për takime me strukturat e partisë në Prishtinë, duke i cilësuar ato si mbresëlënëse dhe të karakterizuara nga energji dhe mobilizim i madh.
Në një postim, Sopi ka thënë se takimet me degët dhe nëndegët e PDK-së në kryeqytet kanë reflektuar unitet dhe përkushtim të aktivistëve.
“Takime mbresëlënëse me degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Energjia përkushtimi dhe mobilizimi i secilit aktivist po dëshmojnë fuqinë dhe unitetin e madh të strukturave tona në kryeqytet”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se në këto takime është diskutuar për organizimin e brendshëm, sfidat dhe synimet politike të partisë.
“Së bashku diskutuam për organizimin sfidat dhe rrugën tonë drejt fitoreve të reja politike”, shtoi ai.