Kreu dy vjedhje dhe dogji një lokal në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari i dënuar edhe më parë për grabitje

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, duke zbardhur dy raste vjedhjeje të kryera brenda dy ditësh dhe duke vënë në pranga autorin e dyshuar.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, shkruan vizionplus.tv.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari dyshohet se ka kryer dy vjedhje më datat 16 dhe 17 korrik 2026 në fshatin Plug.

Më 16 korrik, ai dyshohet se ka vjedhur dy bateri automjetesh. Ndërsa një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit, ka hyrë në një lokal ku ka marrë një shumë parash dhe një laptop, më pas dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme