Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, përmes një shkrimi ka ngritur alarmin për krizën ekonomike që pritet ta kaplojë Kosovën. Madje, sipas tij, kriza ekonomike gjatë vitit 2022 do të jetë edhe më e thellë se ajo e vitit paraprak.
Përkundër numrit të rasteve aktive me Covid-19, gjatë verës së kaluar, Qeveria e Kosovës lejoi të mbahen dasma dhe aktivitete tjera në fushën e gastronomisë.
Si rezultat, ekonomia kosovare u rrit pas shpenzimeve që bëri diaspora gjatë verës, e me ekonominë u rritën edhe rastet e reja dhe rastet e vdekjeve nga Covid-19, duke prekur shifra rekorde në Kosovë.
Këngëtari Afrim Muçiqi, në emisionin DPT te Fidani në T7, para më pak se një muaji pati thënë se në vitin që lamë pas, sektori i gastronomisë pati humbje më shumë se 1 miliard euro.
Këto humbje këtë vit do të jenë edhe më të mëdha. Sipas Berat Rukiqit – kryetar i Odës Ekonomike. Arsyeja e dytë, sipas Rukiqit, është “dimri i gjatë”, kur kihet parasysh fakti që kemi probleme me furnizim me energji elektrike dhe çmimi i lartë i saj.
Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundit të vitit, solli edhe rritjen e rasteve me Covid-19. Kosova, shteti i izoluar që qëndronte më së miri me numrin e rasteve në rajon, sot raportoi se 1 mijë e 251 raste aktive.