Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli ka pritur në takim homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçin. Pas takimit Ruçi e Veseli mbajtën një konferencë për media.
Ruçi u shpreh i kënaqur me punë që po bënë Kuvendi i Kosovës, por ka kërkuar angazhim shtesë në këtë drejtim.
Ai foli edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas tij, kjo çështje duhet të kalojë përtej interesave partiak me qëllim që mos të humben miqtë si ShBA dhe shtete e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.
“Për çështjen e demarkacionit në inkurajojmë që të shkohet më tej para interesave partiake dhe të mos humbasin mbështetjen e ShBA dhe BE në mënyrë që ky ngërç i këtij problemi të zgjidhjet sepse Kosova ka një regjim për liberalizim, sepse Kosova ka mbetur i vetmi vend i Ballkanit perëndimor pa lëvizje të lirë. Ne me Veselin do bashkëpunojmë që këto vizita ti ndihmojnë qytetarëve tanë”.
Ai ka thënë se nuk kanë ardhur për fushatën sepse sipas tij fushatën e bëjnë partitë politike të Kosovës. Kryekuvendari shqiptar nuk e la pa folur edhe për procesin e zgjedhjeve lokale., duke i vlerësuar ato të qeta e demokratike.
“Kjo është një gjë pozitive nëse edhe raundi i dytë vazhdon kështu sepse në Kosovë reflekton demokracia dhe elektorati i Kosovës din të bëjë zgjedhje të lira dhe demokratike”.
Ruci tha se në mbledhjen mes dy qeverive që do të mbahet në fund të nëntorit pritet që të zgjidhen shumë çështje të mbetura pezull mes të dyja shteteve.
“…çështja e studentëve me qëllim që brenda një viti të gjitha problemet të zgjidhjen dhe sa i përket lëvizjes së njerëzve pa regjime doganore edhe biznesmeni kosovar mos të i nxi jetën doganieri shqiptar dhe anasjelltas dhe jo për faj tyre por të politikes edhe mbledhja e dy qeverive tona në Korçë do mundohemi që mos krijojmë probleme për zgjidhjen institucione për legjislacionin”.
Kryetari Veseli duke e falënderuar atë për vizitën dhe mbështetjen e dhënë tha se Shqipëria mund të konsiderohet avokat i Kosovës që ka ndihmuar në promovim.
Veseli tha se do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e përbashkët të të dyja vendeve në BE, raporton EO.
Ai foli edhe për krijimin e një komisioni të përbashkët të të dyja kuvendeve, që studentët e të mund të kryejnë një semestër të studimeve në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo sipas tij do të bëhet edhe për shkëmbimin e mallrave.
“Do vazhdojmë më fuqishëm që të që qërojmë afër njëra-tjetrës për qëllimin e përbashkët Bashkimin Evropian. Brenda një viti jemi dakotduar të krijojmë një komision të përbashkët mes kuvendit Kosovës dhe Shqipërisë që t’i kemi studentët e universitetin e “Isa Boletinit” të shkojnë te universiteti Vlorës dhe anasjelltas”.
“Të njëjtën praktik do e përdorimi edhe në çështjen e shkëmbeve të mallrave. Kjo është një interes strategjik në interesin diplomatik Shqipëria është avokati ynë sepse e promovon Kosovën si vend paqësor dhe që ka vlera të qytetarit dhe demokracisë. Asgjë nuk na ndan gjithçka na bashkon me Shqipërinë”.
Gjatë ditës, me kryeparlamentarin shqiptar do të takohet edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka ardhur në Kosovë në një vizitë dyditore me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.