Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Besim Hoda është ndaluar sonte në kufi nga ana e autoriteteve policore të Maqedonisë.
Kreu i veteranëve ka alarmuar rastin duke shprehur mllef lidhur me ndalimin e tij në kufi derisa ishte bashkë me familjen. Siç mëson INA, Hoda bashkë me familjen po shkonte për pushime në bregdetin shqiptar.
“Edhe një herë, për të saten herë, ky shtet i qelbur me ndalon në kufi ! Edhe atë bashkë me fëmije. Nuk ma nderoni dot mendjen ooo horra! FLM për të gjithë ata miq që më shkruan dhe u brengosen, jam mirë e jam në Librazhd! Ka 5-6 muaj qe e kanë riaktivizuar ketë punë, por si rezistova dot pohimit me mllef të birit tim! Kot paskeni luftuar o ba..!”, ka theksuar kreu i OVL – UÇK-së, Besim Hoda.
OVL e UÇK-së është organizata e veteranëve që ka ngelur zëri i vetëm kritik dhe reagues për statusin e veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve.