Krijimi i një qeverie që rezulton nga vullneti i popullit, i shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit, është antidoti më i mirë për problemet e grumbulluara me të cilat përballet Kosova. Kështu thotë ambasadorja Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ambasadorja Schütz, e cila ka qëndruar në Kosovë javën e shkuar, ka thënë se shumë gjëra dhe sfida para të cilave gjendet Kosova pritet të adresohen nga një qeveri e re, funksionale. Prej tyre ajo ka folur veçanërisht për çështjen e dialogut me Serbinë, për liberalizimin e vizave dhe të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit në BE.
Derisa ka theksuar se Gjermania mbetet mbështetëse e Kosovës dhe rajonit në rrugën evropiane, ajo ka lënë të kuptohet se vendimet që duhet të marrë vendi janë përgjegjësi e Kosovës dhe zgjidhjet nuk do të imponohen nga jashtë.
Megjithatë, ka insistuar se vendi ka nevojë për një qeveri të re funksionale e cila, përveç dialogut me Serbinë, përpara vetes ka edhe detyra të shumta, si: forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe përgjithësis