1.
Pas krimit makabër të Dardan Krivaçës, duhet një riorganizim i plotë i organeve të sigurisë, duke e përfshirë Prokurorinë dhe Gjykatat.
Policia është në vijë të parë të frontit në luftë kundër krimit, prandaj edhe e ka përgjegjësinë primare.
Përndryshe, organet e sigurisë e kanë obligimin targetimin e fenomenit ose të individit.
2.
Në çdo stacion policor të Kosovës, duhet të krijohet lista e kriminelëve recidivist.
Personi që i ka mbi dy apo më shumë raste të hapura – sidomos rastet që kanë të bëjnë me krimet e dhunës, duhet të futët nën vëzhgimin e policisë.
Sa herë del në qytet i vëzhguari (personi interesant në aspektin e sigurisë), patrulla e policisë e ndal, e kontrollon dhe e pyet ku po shkon.
Pastaj, nëse është me veturë, kontrollohet edhe vetura.
Çdo herë dhe çdo ditë.
Njejtë veprohet edhe në kufi.
Secila patrollë dhe secili stacion i policisë, duhet ta ketë listën e kriminelëve recidivist.
3.
Në rastin e Krivaçës jam i bindur që shumica e policëve e kanë njohur atë kriminel.
Është dashur vazhdimisht të kontrollohet.
Çdo herë i kishin gjetë diçka të palejueshme: kokain apo armë.
Bazë ligjore policia ka pasur.
4.
Në bazë të informatave që i kam, ka gjasa që shumë krime kryhen, dhe rastet nuk lajmërohen fare.
Popullata ka filluar ta humb besimin në polici.
Përndryshe, gradualisht po bëhemi oazë e kriminelëve të dhunshëm dhe fajdexhinjëve të rrëzikshëm.