Policia e Kosovës njofton se rreth orës 13:54 minuta, në rrugën “De Rada” , në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren janë dëgjuar së paku katër të shtëna nga kallashnikovi që për fat nuk është lënduar askush.
“Me ta vërejtur ngjarjen qytetarë të shumtë kanë thirre policinë duke e ndihmuar me informacione për personin e armatosur i cili shumë shpejtë është arrestuar dhe i është sekuestruar arma me dy fishekë në karikator”, thuhet në njoftim.
Sipas informatave të para, thuhet se cak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një qytetar i cili në këto momente po merret në pyetje nga hetues të Stacionit policor në Prizren për të mësuar më shumë rreth rastit.
“Për tani mund të themi se i dyshuari dhe viktima njihen në mes vete”, njofton Policia.