Para disa ditëve në “Për’puthen” u zhvilluar një debat i ashpër mes Arjan Konomit, dhe Kristianit. Kjo erdhi si pasojë e asaj që përmendi Sara në takim me Erlindin, “çajin që tërbon djemtë”.
Opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin se u jepte konkurrentëve drogë, ndërsa ky i fundit tha se është thjesht çaj.
“Manipulator, o zotëri është çaj matcha, mos hamendëso”, iu drejtua Kristiani.
“Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike”, tha Arjani.
Mesa duket, ky debat nuk ka marrë fund akoma dhe është zhvendosur në rrjetet sociale.
Së fundmi, Kristiani i është kthyer keq Arjanit nëpërmjet një postimi në InstaStory.
“Nuk e di fiks se çfarë mund të të ngacmoj kur më shikon. Mbase edhe të ngacmoj diçka që ti e urren në veten tënde apo thjesht një mllef apo antipasti për mua që të buron nga zilia.
Pavarësisht të gjithave unë për ty nuk kam zemër të inatosem, por vetëm të të ndihmoj.
Dhe është gabim të të respektoj por nga mosha sepse dhe delirantët plaken”, ka shkruar ndër të tjera Kristiani drejtuar Arjanit.